Një tjetër futbollist largohet nga Vllaznia.

Mesfushori kroat Ivor Weitzer i ka dhënë lamtumirën kuqebluve. Në vetëm pak muaj tek ekipi shkodran, Weitzer i ardhur në çastet e fundit të merkatos tek Vllaznia për shkak të mosgjetjes së lojtarëve të tjerë nuk ka arritur që të bind stafin teknik. Klubi Vllaznia përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook ka bërë të ditur ndërprerjen e kontratës me mesfushorin Weitzer. “KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me futbollistin Ivor Weitzer për ndërprerjen përpara afatit të kontratës dypalëshe. KF Vllaznia falenderon futbollistin për atë çfarë ka dhënë gjatë kësaj periudhe të aktivizimit të tij me skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme”- thuhet një njoftimin e klubit Vllaznia. Negociatat me mesfushorin kroat kanë zgjatur rreth një muaj derisa është arritur në një mirëkuptim dypalësh në mënyrë që lojtari të pranojë largimin me marrëveshje dhe të mos i drejtohet FIFA-s siç ka ndodhur më përpara. Nga sa bëhet e ditur Weitzer i ka dhënë lamtumirën Vllaznisë sepse nuk ka qenë në planet e trajnerit Armando Cungu për pjesën e mbetur të sezonit. Disa here tekniku i kuqebluve ka deklaruar se Weitzer nuk ka qenë në nivelin e kërkuar nga ana e tij duke bërë që në disa ndeshje të qëndrojë në stolin e rezervave. Në këtë mënyrë është gjetur kjo rrugë duke bërë që kroati të largohet nga Shkodra. Weitezer është futbollisti i dytë brenda pak kohëve që ndërpret kontratën me Vllazninë pas largimit para pak ditëve të kosovarit Yll Hoxha.

Artikulli paraprakARRESTOHET “KUMBARI I BARIT” TETË VITE NË ARRATI
Artikulli tjetërPOLICIA ARRESTIME NË 24 ORË