Futbollistët e stolit të ekipit të parë të Vllaznisë janë ndeshur me ekipin e 21-vjeçarëve kuqeblu. Në ndeshjen miqësore që u luajt në fushën sportive të Kompleksit Hasaj në Golem, futbollistët e stolit të ekipit të parë kanë fituar me rezultatin e ngushtë 2-1. Ildi Gruda ishte ai që zhbllokoi rezultatin dhe me këtë gol do të mbyllej pjesa e parë. Ndërkohë, në pjesën e dytë, mbrojtësi Xhuljan Kapllanaj barazoi shifrat për 21-vjeçarët, por më pas Ersi Zaganjori shënoi golin e dytë dhe të fitores për ekipin e parë të Vllaznisë.

Në këtë mënyrë, i gjithë takimi u mbyll në shifrat 2-1. Pas testit brenda familjes, trajneri Thomas Brdariç u duk i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve që aktivizoi, teksa dha edhe një opinion për sulmuesin Danin Taloviç, që ka ardhur në provë.

Ekipi i parë i Vllaznisë do të luajë ditën e shtunë një tjetër ndeshje miqësore, këtë herë ndaj Laçit.

https://youtu.be/nlyN4dbP71A

Artikulli paraprak“GUSHTI” BLLOKON RRUGËT E LEZHËS
Artikulli tjetërDILNI NGA ZONA JUAJ E REHATISË… ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT