Drejtuesit e Vllaznisë duket se janë ndikuar nga qëndrimi I tifozëve për të mos u fokusuar shumë tek futbolli kosovar. Kjo ka bërë që nga dita e mërkurë të fillojnë të vijnë informacione se Vllaznia është fokusuar tek disa futbollistë nga kampionati Shqiptar i futbollit. Kjo mësohet nga buriem të sigurtapranë drejtuesve të cilët presin ditën e enjte një përgjigje nga një sulmues që është aktivizuar në superligë.

Nuk ka shumë detaje që vijnë për mediat për shkak dhe të konkurencës por e sigurtë është që bisedimet janë zhvilluar. Madje mësohet se janë piketuar 3 futbollistë shqiptarë që mund të merren si përforcim në merkaton e verës. Jo pa qëllim fjala e administratorit të klubit Neritan Kalamishi se do të realizohen të paktën dhe katër përforcime pas pesë të tillave ka lënë të hapur mundësinë e bisidemeve me të tjerë futbollistë. Ajo që mësohet është se në Shqipëri po kërkohet një sulmues i spikatur i kampionatit tonë si dhe mesfushorë. Po ashtu në Kosovë, bisedimet vazhdojnë dhe me një sulmues e mesfushorë. Ndërkohë porta e reparti i mbrojtjes duket se është plotësuar. Nisur nga kjo brënda kësaj jave mund të kemi të tjerë futbollistë që do të vijnë si përforcim në radhët e Vllaznisë së Shkodrës.

Artikulli paraprakFSHF, SQARON ARSYEN PSE SHQIPËRIA ËSHTË E TRETA NË RENDITJE
Artikulli tjetërTËRHIQEN NGA MORGU, TRUPAT E TURISTËVE ÇEK