Të gjithë presin, jo vetem lojtarët por edhe drejtuesit e Vllaznisë.

Të gjithë presin se cilat do të jene hapat qe do te ndermerren per Vllaznine e sezonit të ardhshëm, me shpresen larg atij qe sapo u mbyll për një Vllazni qe nuk rrezikon deri ne momentin e fundit. Në media qarkullon lajmi se analiza e Vllaznise do të zhvillohet gjatë ketyre diteve, por nderkohe qe skuadrat e tjera kanë nisur përgatitjet dhe kanë hapur merkaton për futbollistet e rinj qe do te jene pjese e organikës tek Vllaznia askush nuk shqetesohet për këtë situatë.

Futbollistet janë me pushime dhe me pergatitje individuale, fat ii trajnertit ende nuk dihet nësë do të qëndrojë apo jo në Shkodër, nderkohe qe planet per te ardhmen jane ende pezull. Në një kohë kur data shenon 5 Korrik, perballe temperaturave te larta të përgatitjeve tek Vllaznia, duke se askush nuk shqetesohet me fatin e kesaj skuadre, organikës të së cilës i janë larguar jo pak futbollistë.

Kryebashkiakja Ademi la të hapur, opsionin e vleresimit te aseteve për privatizimin e Vllaznise, por asgje me shume, asnjë detaj konkret se cfarë do të behet me kete skuadër, me kete ekip qe prej disa vitesh përpëlitet në fundin e tabeles se klasifikimit duke lene një shije të hidhur tek tifozeria shkodrane por edhe tek “bukuria” e kampionatit kombetar të futbollit.

Në Shkodër, sa i takon Vllaznise, ujrat nuk jane aspak të qeta, një ekip qe ekziston në letër, por vetem kaq, te gjithe presin për të parë Vllaznine e sezonit të ri, i cili që në dukje, të parë ngjason me po atë të sezonit të kaluar

Artikulli paraprakPANUÇI TRAJNERI I RI I KOMBËTARES SHQIPTARE ?!
Artikulli tjetërBLLOKOHEN PAGAT E MËSUESVE KARABINA: SHKAK BUROKRACIA