Skuadra e Vllaznisë është në alarm. Prej ditësh portieri malzez Agoviç ka pësuar një dëmtim. Dëmtimin malazezi e ka pësuar gjatë seancave stërvitore në Beranje të Malit të Zi. Në këtë gjendje të dëmtuar Agoviç është prej rreth 7 ditësh.

Nga sa bëhet e ditur portieri i Vllaznisë ka marrë një dëmtim në kolonë që mund të jetë me rrezik. Stafi mjekësor ka bërë disa terapi me malazezin e kuqebluve por përmirësimet nuk kanë qenë shumë të mëdha duke bërë që të vijojë të jetë i dëmtuar. Kështu prej ditësh Agoviç ka bërë stërvitje të diferencuar dhe më shumë është përqendruar tek rekuperimi përmes terapive intensive. Ende asgjë nuk është e sigurtë se çfarë do të ndodhë me portierin Agoviç por burime pranë stafit mjekësor të Vllaznisë nuk përjashtojnë mundësi që malazezi të mos jetë gati për fillimin e sezonit futbollistik. Dëmtimi i tij në kolonë nuk është aspak i lehtë dhe në këtë mënyrë rreziku për të mos qenë i gatshëm në ndeshjen e parë të Vllaznisë me Kukësin është i madh. Gjithsesi Agoviç të enjten e javës tjetër do të ketë një vizitë në një klinikë të specializuar në Malin e Zi për të parë se cila është shkalla e dëmtimit dhe se sa kohë do t’i marrë deri në rekuperimin e plotë. Malazezi nuk ka ndonjë dëmtim të hershëm por është dëmtuar gjatë stërvitjes. Të hënen Vllaznia i rikthehet seancave stërvitore dhe do të shihet se në çfarë gjendje është Agoviç i cili firmosi me Vllaznisë gjatë kësaj merkatoje vere, i vetmi nga shumë portierë që erdhën në provë. Në rast se Agoviç vijon të jetë i dëmtuar atëherë zgjidhja e vetme për portën mbetet portieri Erind Selimaj.

Artikulli paraprakDËSHMIA E MOTRAVE TË NËNË TEREZËS NË KATEDRALEN E SHKODRËS
Artikulli tjetërNË VIGJILJE TË SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZËS