Tek ekipi i Vllaznisë në basketboll para pak kohësh është emëruar Refik Vorfa si trajneri i ri i këtij ekipi. Vorfa në një intervistë për Star Plus u shpreh se dëshirontë të rikthente edhe një herë skuadrën në vendin që meriton edhe pse pas kishin lënë pas një sezon jo shumë të mirë.
Me ardhjen e tij në krye të pankinës kuqeblu në basketboll për mëshkuj natyrisht që ka nisur edhe stërvitja. Por sa i përket përgatitjeve dhe stërvitjes së basketbollistëve kjo akoma nuk ka nisur në mënyrë intensive pasi një pjesë e tyre janë edhe me pushime.
Gjthësesi jo pak e vështirë duket se do të jetë situata për ta pasi duke marrë parasyshë që sezonin që shkoi nuk u arrit që skuadra të qëndronte në mes katër skuadrave më të mira.
Ndërkohë trajneri Refik Vorfa tregon se ka marrë mbështetje nga drejtuesit sa i përket buxhetit me synimin e stimulimit të lojtarëve për të rritur edhe performancën dhe rezultatet e tyre.
Si një nga qellimet kryesore të trajnerit të sapo ardhur është rikthimi i harmonisë mes ekipit dhe të përgatiten mirë për në sezonin e ardhshëm ku dëshira është rikthimin në kryesimin në tabelat e renditjes.
Për të arritur edhe objektivat e tij Vorfa është shprehur se ekipit do të mund ti bëhen edhe përforcime por kjo gjë do të realizohet vetëm nëse ata do të jenë më të mirë se basketbollistët që aktualisht janë pjesë e skuadrës.