Vllaznia do të vazhdojë që të stërvitet si zakonisht në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Në këtë mënyrë për kuqeblutë është në dilemë faza përgatitore nëse do të zhvillohet apo jo. Klubi Vllaznia ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar nëse parapërgatitja e janarit do vijojë normalisht në Shkodër apo nëse për skuadrën do të gjendet ndonjë mundësi jashtë Shqipërisë. Dëshira e drejtuesve të klubit është për ta realizuar fazën përgatitore sepse do të shërbente për pozitivisht për lojtarët dhe stafin teknik por kjo nuk mund të vendoset me shpejtësi. Një prej shkaqeve kryesore është ana ekonomike. Për Vllazninë ende nuk janë dhënë pagat e dy muajve të fundit dhe në këtë mënyrë drejtuesit do të duhet që të bëjnë një lloj bilanci me gjendjen ekonomike dhe më pas të vendosin për fazën përgatitore. Ky nuk është i vetmi shkak sepse një prej arsyeve që vë në dilemë se çfarë do të ndodhë me fazën përgatitore është edhe auditi që ka nisur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Brenda pak kohësh pritet që kontrollet të përfundojnë në klubin Vllaznia dhe më pas të jepen edhe rekomandimet dhe gjetjet përkatëse. Ky audit nga KLSH ka bërë që situata të ndryshojë në klub dhe tashmë nuk mund të ketë asnjë tolerim as për vendime si faza përgatitore duke qenë se duhen zbatuar me përpikmëri rregullat që falë burokracive sjellin edhe pengesa. Ekipi i Vllaznisë do jetë pushim deri ditën e marte dhe më pas do rikthehet në seancat stërvitore për dy-tre ditë për të marrë pushimet e fundvitit për të rinisur më pas në ditët e para të janarit. Deri atëherë klubi Vllaznia mund ta ketë vendosur nëse do ketë apo jo fazë përgatitore.

Artikulli paraprak“LULE BORË” SONTE PAS 30 VITESH MUZIKË QYTETARE
Artikulli tjetërPLAGOSI POLICIN, BURG PËR LLESHAJN PROKURORIA: QËLLOI DHE RENEA-N