JANË LARGUAR POTHUAJSË GJITHË TITULLARËT, ARRIHET MARRËVESHJA ME BEQIRIN. Vllaznia tashmë ka njohur se kush do të jetë në krye të Bashkisë së Shkodrës për katër vitet e ardhshme, duke zbardhur kështu një enigëm dhe se si do të jetë ajo për të ardhmen. Në bazë të programit për sportin të bërë public nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi skuadra do të vazhdojë te jetë nën administrimin e Bashkisë.
Dihet që Ademi automatikisht është dhe presidentja e klubit pasi Vllaznia është një shoqeri aksionere me 100% aksione të administruara nga pushteti vendore. Por në të situaten në të cilen ndodhet ekipi duhet menjëherë një ndërhyrje. Drejtuesit e skuadrës duke qenë se janë të së njëjtës forcë politike tashmë ndjehen më të sigurtë për të ardhmen, por nga ana e tjetër shumica e lojtarëve titullarë janë larguar. Këto ditë ka patur polemika për rroga të pashlyera për një keqmenaxhim të drejtuesve si dhe për projekte të trajnerit Zmijani i cili nuk ka preferuar të ketë në listën e tij, lojtarët që gjatë gjithë sezonit të kaluar kanë qenë titullarë. Pikëpyetjet janë të mëdha, pasi akoma nuk ka një lojtar të afruar, por vetëm rikonfirmim të kontratave. Deri tani, Gilman Lika, Ndriçim Shtubina dhe së fundmi Elvin Beqiri kanë nënshkruar kontratën e re me kuqeblutë. Ndërkohë që lojtarë si Gocaj, Sykaj, Hajdari e shumë futbollistë të rinjë nuk janë preferuar nga trajnerit. Gjithsesi, në bazqë të disa informacioneve, duke qenë se pushteti vendorë merr të drejtat vetëm në muajin shtator, pritet të ketë marrëveshje konkrete me lojtarët që mund të vijnë. Ndërkohë akoma nuk dihet në qoftëse Bashkia e Shkodrës do të vazhdojë ta mbajë plotësisht me vetëfinancim ekipin apo do të ketë bashkëpunim me biznesmenë të ndryshëm.