SHKODRANËT TRIUMFOJNË 81-69 NË NJË PËRBALLJE TEJET EMOCIONUESE. Kjo është festa e Vllaznisë. Shkodranët kualifikohen në finale të kampionatin kombëtar të basketbollit. Në një sfidë plot emocione kuqeblutë kanë fituar përballë Kamza Basket me rezultatin 81-69.

Shkodranët përballë Kamzës nga fillimi e deri në fund e kanë udhëhequr këtë sfidë. Ardhja e trajnerit të ri, malazezit Darko Vujaçiç ia ka ndryshuar disi fytyrën Vllaznisë. Falë edhe eksperiencës të Bledar Gjeçaj në stol, kjo dyshe prodhoi një fitore spektakolare. Shkodranët ishin të papërmbajtshëm në lojën e tyre. Basketbollistët e Vllaznisë luajtën me shumë vrull ndërsa Kamza Basket u step disi që në fillimin e lojës, stepje që e ndjeku deri në fund. Tifozët në këtë ndeshje dhuruan emocione të papërshkrueshme. Vllaznia ka qenë gjatë gjithë lojës në epërsi ndërsa Kamza nuk e mori asnjësehë avantazhin. 19-18 mbyllet perioda e parë. Perioda e dytë është pjesa ku Vllaznia shpërthen teksa fiton 23-17 duke mbyllur 42-35 gjysmën e parë të lojës. Kamza e ka të vështirë sepse dëmtohen Daliu edhe Muhametaj. Vllaznia nuk gabon dhe është gjithnjë e saktë qoftë në sulmet e saj e po ashtu edhe në lojën mbrojtëse. 23-21 mbyllet perioda e tretë dhe 16-13 perioda e katërt dhe krejt takimi 81-69. Në këtë mënyrë shkodranët kualifikohen në finale. Në fund tëndeshjes, gjatë daljes nga koridoret e dhomave të zhveshjeve Daliu i Kamzës, ish-basketbollist i Vllaznisë krijon një incident me Gjon Ndojën e më pas edhe me disa tifozë. Gjithçka mbyllet shpejt dhe situata normalizohet. Tashmë Vllaznia pret finale me Tiranën për të kërkuar titullin kampion ashtu si sezonin e kaluar.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHPËRTHEN GRANATA NUK KA VIKTIMA
Artikulli tjetërMBYTET ANIJA ME 700 PERSONA NË ITALI