Humbja e Vllaznisë ndaj Bylisit ishte në fokusin e emisionit sportiv “Star Sport”, që transmetohet çdo të hënë në ekranin e “Star Plus”. Të ftuar në panel ishin Samuel Nikaj, Qashif Hoxha, Klazër Shkëmbi, si edhe në lidhje direkte ish-futbollisti Florind Bardulla.
Në këtë emision, hapësirë kishte edhe basketbolli, ku i ftuar në studio ishte zv/trajneri i Vllaznisë, Roni Gjeçaj, i cili foli për ecurinë e këtij ekipi.
Emisioni “Star Sport” do të vijojë si zakonisht çdo të hënë në ora 21:00.