Barazimi i Vllaznisë ndaj Laçit ishte në fokusin e emisionit “Star Sport”, që transmetohet çdo të hënë në ekranin e Star Plus. Komentet për futbollin ishin kryetema e këtij emisioni, ku të ftuar në studio ishin Armando Cungu, Samuel Nikaj dhe gazetari Senad Nikshiqi.
Në këtë emision u diskutua edhe për fitoren e Vllaznisë në basketboll për meshkuj në ndeshjen e fundit ndaj Tiranës, ku i ftuar në studio ishte trajneri i ekipit kuqeblu, Damian Bekteshi.
Emisioni në javët në vijim do të jetë si zakonisht çdo të hënë në ora 21:00.