Fitorja e Vllaznisë ndaj Dinamos ishte në fokusin e emisionit “Star Sport”, që transmetohet çdo të hënë në ekranin e Star Plus. Komentet për futbollin ishin kryetema e këtij emisioni, ku të ftuarit në studio, Qashif Hoxha, Apollon Haxhi dhe Gaspër Marku komentuan rreth serisë së rezultateve pozitive të Vllaznisë në kampionat.
Ndërkohë, në këtë emision, hapësirë kishte edhe klubi i Basanias, që po kalon një moment pozitiv këtë periudhë, teksa i ftuar në studio ishte presidenti i këtij ekipi, Ermir Shimaj.
Emisioni në javët në vijim do të jetë si zakonisht çdo të hënë në ora 21:00.