Fitorja e fundit e Vllaznisë në ndeshjen ndaj Egnatias, por edhe shkarkimi i Qatip Osmanit nga stoli kuqeblu, ishin temat e diskutimit në emisionin “Star Sport”, që transmetohet çdo të hënë në ekranin e Star Plus. Të ftuarit në studio, Samuel Nikaj, Edmond Doçi dhe Luan Shpuza, komentuan rreth ndeshjes, por edhe ndryshimeve të fundit në pankinën kuqeblu.

Në këtë emision, hapësirë kishte edhe ekipi i Tërbunit, ku i ftuar në studio ishte një nga futbollistët e kësaj skuadre, pikërisht mesfushori Klaudio Leka.

“Star Sport” në javët në vijim do të jetë si zakonisht çdo të hënë në ora 21:00.

Artikulli paraprakKËSHILLI I QARKUT PRET DELEGACIONIN NGA ITALIA
Artikulli tjetërRISHPËRNDARJE FONDESH, INVESTIME 3 MILION EURO