Ekipi i futbollit të vajzave të Vllaznisë ka nënshkruar një marrëveshje sponsorizimi me kompaninë e njohur amerikane “Rokit”. Në ceremoninë e prezantimit të sponsorit të ri presidentit i Vllaznisë Lazer Matija ndërsa u shpreh i lumtur për këtë bashkëpunim thekson se një marrëveshje e tillë do jetë një nxitje më shumë për të tjera rezultate edhe më të larta në të ardhmen për ekipin.

Ndërkohë përfaqësuesi i “Rokit” në Shqipëri Endri Puka u shpreh se arritjet e ekipit të Vllaznisë në Champions Leauge e shtynë kombaninë të arrinin në këtë marrveshje.
Ceremonia e prezantimit të sponsorit të ri u zhvilla në ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” ku morën figura të sportit shkodranë dhe jo vetëm.

 

Artikulli paraprakSTUHIA E DËBORËS SHKAKTON DY VIKTIMA NË NJU JORK, ANULOHEN FLUTURIMET DHE MBYLLEN SHKOLLAT
Artikulli tjetërNJË VIT PA FITORE, SHQIPËRIA SOT ME ARMENINË PËR TË THYER TERSIN! INTERES I ULËT I TIFOZËVE, MIQËSORJA NIS NË 17:30