DREJTUESIT JANË DUKE ANALIZUAR DISA EMRA TRAJNERËSH NË TAVOLINË. Drejtuesit e skuadrës së Vllaznisë pas kanë shkarkuar gjithë stafin teknik Italian, tashmë janë fokusuar në gjetjen e zëvëndës trajnerit për Luan Zmijanin.

Në fakt pista e parë e menduar ishte që pas shkarkimin e trajnerit Baldo Raineri të largohej dhe trajneri i portierave. Ndërkohë që përgaditësi atletik të qëndronte për vetë profesionalizimin që kishte treguar. Por kjo nuk ndodhi dhe tashmë situata tek drejtuesit nuk është aspak e qetë. Pas dorëheqjes së trajnerit Sameul Nikaj mësohet se janë hapur shumë disktume se kush do të jetë ndihmësi i Zmijanit. Kjo për shkak se ishte menduar që Nikaj e Zmijani të ishin pjesë deri në përfundim të këtij sezoni. Nga burime të sigurta brënda skuadrës mësohet se shumë trajnerë apo ish-lotarë të Vllaznisë janë duke u disktuar si mundësi për tu vendosur në pankinen kuqeblu. Por deri tani nuk ka asnjë emër konkret të vendosur. Në fakt u tha se shumë shpejt do të vendosej ndihmësi trajneri dhe përgaditësi atletik por në parim duket se nuk është aq e lehtë. Gjithsesi situata në kampin shkodranë deri tani nuk duket shumë e qetë, pasi dorëheqja e Nikajt trazoi shumë ujërat. Me interes pritet se kush tashmë do të jetë zëvëndës trajneri i Vllaznisë për të plotësuar stafin teknik që do të drejtojë ekipin deri në fund të sezonit futbollistik.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/7_BQzdGmN2s” frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Artikulli paraprakSAMUEL NIKAJ DORËHIQET NGA EKIPI VLLAZNIA U-19
Artikulli tjetërAMBASADORI FRANCEZ TAKON PREFEKTIN RADOVANI