AMULI: PËRFORCOHEMI DHE DO TË JEMI PRETËNDENTË PËR KUPË.Ekipi i Vllaznisë ndonse do të jetë pushim përsa i përket aktiviteteve sportive, do të hyjë në një fazë shumë të rëndësishme atë të merkatos së janarit.
Pikërisht për këtë, ka folur në studion e “Star Sport”, kryetari i bordit të Vllaznisë, Xhevdet Amuli. Fillimisht ai është ndalur tek faza përgatitore e ekipit që pista kryesore mbetet ajo e Malit të Zi si dhe udhëzimet që i janë dhënë stafit teknik. Ekipi i Vllaznisë, është në kuotën e 23 pikëve pas fazës së dytë,. Ndërsa tani nën drejtimin e Bordit, ajo i është rikthyer normalitetit. Ndërkohë që deri më tani pritet të ketë disa lëvizje në kampin shkodran si në largimin e disa futbollistëve të panevojshëm po ashtu dhe afrimin e disa lojtarëve të tjerë. Mëgjithatë pas datës 5 janar priten dhe lëvizjet e para në kampin shkodranë.