ISUFI JEP GARANCINË PËR NJË EKIP MË TË FORTË SE VITIN E KALUAR.
Presidenti i Vllaznisë Roberto Nava ka bërë të ditur se do të ketë të tjera afrime në ditët e ardhshme, tkesa ka theksuar se ka ofruar Beqirin. Gjatë prezantimit të ditës së Martë, Nava ka premtuar se pavarësisht situatës jot ë mirë momentalisht do të ketë të tjera afrime deri në fund të merkatos.
Ndërkohë që ai përpara se të largohej nga Shkodra ka ndjekur nga afër dhe stërvitjen e ekipit shkodran. Përsa i përket situatës në ekip, qoftë me fushat e stërvitjes, hotelet dhe çdo gjë tjetër, zëvëndës presidenti Isuf Isufi ka dhënë grancinë se skuadra do të ketë të gjitha kushtet e nevojshme. Madje ai është treguar optimist se Vllaznia do të jetë një ekip që do të arrijë shumë më shumë se sezonin e kaluar, por duke mos deklaruar asnjë objektiv konkret. Tashmë Vllazn ia ka vijuar punën, ku janë konfirmuar si blerje dhe portiere Giljen, ndërsa janë në provë dy futbollistë nga Kosova. Sipas burimeve pranë klubit pritet të vijnë dhe disa përforcime në ditët e ardhshme. Ndërkohë që në Këshillin Administrativ ka patur një ndryshim të një prej pjestarëve ku Eleonora Olli është larguar dhe në vend të saj ka hyrë Isuf Isufi. Ndërsa Armir Grima është emëruar në pozicionin e Shefit të Klubit. Tashmë skuadra duhet parë vetëm në ndeshjen e parë ndaj Kukësit me 23 gusht, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”.