DREJTUESIT E RINJ PO KËRKOJNË TË NDËRTOJNË VLLAZNIA B .

 

Skuadra e Vllaznisë do të nisë seancat stërvitore për sezonin e ri futbollistik në mesjavë. Akoma nuk saktësohet dita nga drejtuesit e skuadrës ndaj është thënë që të mërkurën ose të enjten ekipi kuqelbu do të sbrezë në fushat e stërvitje. Sicc bëhet me dije nga burime pranë ekipit është duke u punuar që gjatë këtyre dy apo tre ditëve të sistemohen përfundimisht gjërat administrative të ekipit dhe të më pas të fillojë menjëherë puna. Po ashtu mbetet për tu caktuar dhe stafi teknik që do të drejtojë skuadrën  përvecc trajnerit tashmë të konfirmuar Baldo Raineri. Zyrtarisht në kampin shkodran nuk ka asnjë lëvizje përsa i përket afrimeve të mundshme në merkato, përveccse disa emrave që lakohen e përfliten në të gazetat e përditshme sportive. Vetë drejtuesit e kuqelbuve janë shprehur se me startin e stërvitje do të ketë më pas dhe përforcime apo emra konkret lojtarësh. Ndërsa për mediat që pas fillimit të seancave stërvitore do të ketë një herë në dy ditë konferencë për shtyp në mënyrë që të pasqyrohen dhe lëvizjet e fundit.

Përvecc pjesës teknike të skuadrës, një lëzije tjetër në kampin shkodran ka të bëjë me krijimin e ekipit të dytë të Vllaznisë, pikërisht Vllaznia B. Kjo është akoma në kuadrin e një ideje dhe skuadra mendohet të drejtohet nga trajneri Samuel Nikaj. Por mbetet për t’u parë në qoftëse do të behet rregjistrimi i ekipit në Federatën Shqiptare të Futbollit. Në qoftese do të arrihet krjimi i ekipit të dytë, atëherë Nikaj do të marrë plotësisht drejtimin e skuadrës, ndërsa Baldo Raineri do të ketë një staf plotësisht Italian në drejtimin e ekipit të parë. Këto janë dhe lëvizjet e fundit në kampin shkodran, ku vetëm pas fillimit të stërvitjes do të mësohet më konkretisht se ccfarë vendimesh e veprimesh do të merren për të ardhmen e ekipit.

Artikulli paraprakI NXEHTI I VERËS, KUJDES GRATË SHTATZËNA
Artikulli tjetërSHKODRA NË BASHKËJETËSE ME MBETJET