Skuadra e Vllaznisë pavarësisht humbjes ndaj Laçit janë duke u përgatitur për takimin e rradhës e cila është edhe ndeshja e javës së 23 e Kategorisë Superiore. Shkodranët do të kenë përballë një kundërshtarë jo pak të vështirë si Flamurtari ku vlonjatët kanë realizuar ecuri mjaft të mirë në takimet e zhvilluar më herët.

Te Vllaznia, edhe pse nuk e thonë hapur, u druhen shumë aleancave në favor të skuadrave rivale, në rastin konkret të Teutës. Sinjali i parë ishte fitorja e durrsakëve në Kamzë, ndërkohë që Vllaznia u mund në Laç dhe tashmë diferenca ka shkuar në një pikë para për kuqeblutë.

Trajneri Ernest Gjoka, në një prononcim të tij theksoi se nuk dëshiron t’i besojë zërat për aleanca dhe ka uruar që gara të jetë e drejtë dhe e pastër. Vllaznia ndërkohë duhet të fitojë ndeshjet e saj dhe sfida e së hënës me Flamurtarin në stadiumin “Loro Boriçi” është vendimtare për objektivin.

Ndërkohë klubi shkodran u ka kërkuar mbështetjen tifozëve të saj për të qenë pranë edhe në ndeshjen e rradhës me Flamurtarin. Konsiderohet një takim shumë i vështirë dhe për këtë arsye, prania e tyre do të ishte një plus për kuqeblutë në fushë.

Klubi Vllaznia përmes një postimi në faqen e tyre në facebook, ka hedhur një video të zgjedhur ndoshta jo rastësisht. Pikërisht me pamjet e ndeshjes së vjetshme ndaj Flamurtarit e cila ka qenë ndoshta vërtetë dramatike sepse golat e fitores u shënuan në minutat shtesë dhe kjo solli shumë emocione tek tifozët shkodranë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.

Mbase këtë herë, ndeshja do të zgjidhet më shpejt por e rëndësishme është të arrihet fitorja. Në kampin kuqeblu natyrisht është kryesimi në këtë ndeshje edhe pse vështirsia dihet që do të jetë e madhe aq më tepër kun ë formacion traineri Gjoka nuk ka të disponueshëm lezhianin Renato Malota.

Artikulli paraprakBUSHATI MBLEDH SOCIALISTËT E SHKODRËS
Artikulli tjetërLEZHË, SHËMBET URA MBI LUMIN DRIN