Skuadra shkodrane ndonëse është fundviti ka vijuar me procesin stërvitor teksa në fushën sportive “Reshit Rusi” ka zhvilluar një test kontrolli përballë ekipit U-19 të Akademisë Vllaznia.
Në përfundim të takimit është rregjistruar rezultati i thellë 4-0 për ekipin e parë. Duhet thënë se në këtë ndeshje kanë luajtur vetëm lojtarët shkodranë ngaqë trajneri Cungu u ka dhënë leje të gjithë “jabanxhinjve”. Në pjesën e parë janë shënuar tre gola nga kuqeblutë e mëdhenj në moshë. Të parin e ka shënuar Çinari ndërsa më pas ka qenë rradha e mesfushorit Dyca për të shënuar golin e tretë. Në minutat e fundit të pjesës së parë arbitri ka akorduar një 11-metërsh për Vllazninë, të cilin e ka kthyer në gol Gocaj. Në këtë mënyrë pjesa e dytë është mbyllur në shifrat 3-0. Në të dytën, me ekipin e parë është aktivizuar edhe një lojtar 18 vjeçar me origjinë nga Shkodra por i lindur në Itali, pikërisht Adriano Qosaj i cili ka qenë edhe autor i golit të katërt dhe të fundit të kësaj ndeshje. Ai ka goditur saktë me kokë një top të ardhur nga këndi dhe e ka dërguar në rrjetë. Qosaj do të jetë për disa ditë në provë me Vllazninë dhe më pas do të vendoset për të. Shkodranët kësisoj vijojnë punën e tyre dhe miqësorja e sotme ndaj ekipit U-19 të drejtuar nga Elvin Beqiri e tregon më së miri këtë gjë.