RAINERI PRANON LËVIZJET NË SKUADËR, ME ELBASANIN FITORE. Vllaznia është duke u përgatitur për disa ndryshime qoftë në aspektin teknik por dhe ato të largimit të lojtarëve. Trajneri i skuadrës, Baldo Raineri e ka pranuar me profesionalizëm çdo lëvizje që mendojnë drejtuesit e skuadrës. Tashmë është konfirmuar largimi i ndihmësit të tij, Davide Beloti, ndërsa vetë ai me shumë mundësi do të qëndrojë deri në fund të këtij sezoni.
Natyriht që unë si dhe çdo pjestar tjetër qoftë i stafit teknik por edhe grupi i lojtarëve duhet të japim maksimumin në punën tonë. Çdo kush do të paguhet falë punës që bën. Unë respektoj çdo vendim të drejtuesve, por edhe Beloti për kaq kohë sa ka qëndruar ka punuar mirë. Ne nuk jemi të përjetshëm por përsa kohë të qëndrojmë duhet të punojmë maksimalisht. Përsa i përket lëvizjeve, apo dhe merkatos së janarit unë kam një bashkëpunim të mirë me drejtorin teknik Armir Grima. Besoj do të jetë Grima ai që do të fokusohet maksimalisht tek merkatoja, pasi ai e njeh shumë mirë dhe kampionatin shqiptar të futbollit. Grima e di mirë se çfarë dua unë dhe kështu besoj në janar do të bëjmë disa afrime të mira, por unë do të punoj maksimalisht me skuadrën. Duke u ndalur tek ndeshjen me Elbasanin, Raineri beson se Ekipi do të arrijë një tjetër fitore. Është një ndeshje shumë e vështirë për ne, por do të bëjmë maksimumin për të fituar. Ne kemi dhen disa ditë në dispozicion ku do të realizojmë përgatitjet e fundit. Sigurisht ne do të hymë për fitore dhe kjo do të na motivojë maksimalisht. E rëndësihmë është të mos humbasim. Kemi afruar disa lojtarë të rinj, dhe ato që kemi në dispozicion, në mënyrë që të kalojmë në herë e mirë situatën që patëm. Vllaznia do të luajë në fundjavë ndaj Elbasanit me qëllimin kryesorë fitoren ecila do ti siguronte asaj dhe mbijetesën. Ndërsa nga ana e tjetër bordi i ri dhe drejtuesit janë duke marrë masat e para, në largimin e lojtarëve dhe atyre që janë të panevojshëm për ekipin.