Më në fund drejtuesit e Vllaznisë kanë gjetur Slloveninë për të zhvilluar fazën përgatitore. Pas shumë diskutimeve qopftë në Serbi, apo në Mal të Zi, kuqelbutë tashmë do të zhcvendoset në qytetin e Roglas në Slloveni e konkretisht në komplesin sportive të këtij qyteti. Këtë lajm e ka konfirmuar administratori i klubit, Neritan Kalamishi i cili I dha fund përpjekeve disa ditore për të gjetur një kompleks të përshtatshëm për skuadrën.
Faza përgatitore do të zhvillohet në periudhën 3-15 Gusht. Nisja do të bëhet ditën e hënë dhe siç mësohet ekipi do të ketë kushte shumë të mira për të arritur formën e duhur. Më arritjen e kësaj marrëveshje drejtuesit po plotësojnë kështu kushtet për ekipin i cili deri më tani ka zhgënjyer në shumë aspekte. Që nga fillimi i afrimit të lojtarëve të huaj dhe ato kosovarë ka patur shumë diskutime për një formë jo shumë të mirë, sidomos të lojtarëve nga Mali i Zi. Ndërsa Tania ekipi ka disa ditë që po kërkon të ofrojë disa lojtarë në provë ku nuk po gjen futbollistët e duhur. Siç duket ekipi po vazhdon me problemet e përvitshme duke mos arritur dot të gjejë lojtarë cilësorë në merkato. Mëgjithatë faza përgatitore do ti japë dorën e fundit përgatitjeve të ekipit të Vllaznisë për sezonin e ri. Zhvendosja e Vllaznisë në Slloveni për fazë përgatitore, bën që të ketë mundësinë e realizimit të disa ndeshjeve miqësorë. Duke u gjendur përballë refuzimeve të vazhdueshme në Shqipëri për kundërshtar tesutes, kanë qenë drejtusit e ekipit që kanë përcaktuar miqësoren e radhës. Kuqeblutë do të lujanë ndaj ekipit Arab, Al Hilal që është duke u stërvitur atje, ndeshje kjo që do të zhvillohet ditën e mërkurë. Ndërsa në 12 ditët e qëndrimit pritet të zhvillohen dhe ndeshje të tjera testuese. Mëgjtihatë duhet pritur se di to jetë përformanca e kuqebluve e duke shpresuar që të mos refuzohet dhe nga ekipet atje për ndeshje miqësore.