Barazimi i Vllaznisë ndaj Partizanit ishte në fokusin e emisionit sportiv “Star Sport”, që transmetohet çdo të hënë në ekranin e “Star Plus”. Të ftuar në panel ishin Rudi Vata ish-futbollist dhe ish-trajner i Vllaznisë, Florian Bjanku anëtar i këshillit bashkiak, Arben Parmeza trajner futbolli, si edhe në lidhje direkte ish-mbrojtësi i Vllaznisë dhe i Kombëtares, Elvin Beqiri.
Hapësirë në këtë emision kishte edhe volejbolli i femrave, ku i ftuar ishte trajneri i Vllaznia U-18, Ferdinand Bardeli, që foli për ecurinë pozitive të ekipit të tij.
Emisioni “Star Sport” do të vijojë si zakonisht çdo të hënë në ora 21:00.