Barazimi i Vllaznisë ndaj Egnatias ishte në fokusin e emisionit sportiv “Star Sport”, që transmetohet çdo të hënë në ekranin e “Star Plus”. Të ftuar në panel ishin Arben Haveri, Fatjon Hasani, si edhe në lidhje direkte menaxheri i futbollit, Dritan Gjyrezi.

Në këtë emision, hapësirë kishin edhe futbolli i femrave dhe basketbolli i femrave, ku të ftuar ishin dy trajnerët e këtyre ekipeve, përkatësisht Nikolin Leka dhe Medina Mustafa.

Emisioni “Star Sport” do të vijojë si zakonisht çdo të hënë në ora 21:00.

Artikulli paraprakRAMA ME PRESIDENTIN E EMIRATEVE TË BASHKUARA: GATI PËR ZBATIM DISA PROJEKTE ME RËNDËSI
Artikulli tjetërGARA PËR SHEFAT E KOMISARIATEVE, PUBLIKOHEN EMRAT E 290 KANDIDATËVE, DO TË VERIFIKOHEN PËR PLOTËSIMIN E KUSHTEVE LIGJORE