KUQEBLUTË NËN DREJTIMIN E ZMIJANIT KËRKOJNË REZULTAT POZITIV. Vllaznia ka nisur ditën ehënë senacat stërvitore për ndeshje e së fundjavës ndaj Teutës së Durrësit. Skuadra shkodrane, pas miqësores që zhvilloi ndaj Adës tashmë ka hyrë në një javë intensive. Pavbarësisht se Vllaznia nuk tërheqë shumë vemendjen pasi nukka asnjë objektiv, për tifozët shkodranë por dhe drejtuesit kjo ndeshje duhet vlerësuar maksimalisht. Skuadra kuqeblu vjen pas një humbjeje në minutat shtesë ndaj Kukësit ku dha sinjale pozitive për lojën e zhvilluar. Pse ndeshja me durrsakët vlerësohet maksimalisht? Kjo ka disa aryse.
Së pari trajneri Luan Zmijani është duke ndërtuar formacionin sipas mendimeve të tij, dhe tashmë mund të themi se loja e skuiadrës e përformanca e saj janë pasqyra e punës që ai po bën. Sigurisht në daljet e tij për media, Zmijani ka lënë të kuptohet se tashmë mund të themi se Vllaznia ka hyrë në epokën e tij me paraqitjet që është duke zhvilluar. Së dyti një fitore me Teutën do të rriste vlerësimin për ekipin dhe notat pozitive për lojtarët të cilët knuk kanë arritur të tregojnë maksimumin e tyre në ndeshjet e kaluara. Natyrisht humbjet e pësuara kanë ardhur si rezultat i gabimeve sidomos në mbrojtje dhe të portierit çka një fitore me Teutën do të sheshonte shumë gjëra. Vllaznia nuk ka asnjë objektiv por është thënë nga drejtuesit se duhet të respektojë kampionatin. Renditja në vendin e pestë është një qëllim që duhet realizuar. Ndërsa ka dhe nga ato opinione kualudohet se skuadra është në pozita për të bërë disa aleatë për sezonin e ardhshëm duke qenë se kuqeblutë historikisht kanë qenë të vetëm në ndeshjet e kampionatit. Mëgjithatë pas ndeshjes me Teutën Vllaznia do të luajë me Tiranën, sfida këto që pritet të tregojnë forcën e ekipit.