Ekipi i Vllaznisë është nisur mëngjesin e kësaj të enjte drejt Bosnje Hercegovinës për të zhvilluar atje pjesën më intensive të përgatitjeve për ndeshjet e “Conference League” që do të luhen muajin e ardhshëm. Kuqeblutë kanë zgjedhur sërish kampingun e Medjugorjes për t’u akomoduar, nisur nga kushtet e mira që ofron ai, si në hoteleri, por edhe në fushat e stërvitjes që janë në gjendje shumë të mirë dhe shumë afër me strukturën akomoduese. Edhe verën e kaluar, Vllaznia zgjodhi Medjugorjen për stërvitje dhe fakti që mbeti e kënaqur, ka bërë që skuadra ta zgjedhë sërish këtë vend për stërvitje edhe këtu herë.

Nga sa mësohet, skuadra shkodrane do të qëndrojë atje për stërvitje dy javë. Gjatë kësaj periudhe, stafi teknik me në krye trajnerin Thomas Brdariç, kanë në plan edhe zhvillimin e dy apo tre ndeshjeve miqësore, teksa mbeten për t’u mësuar edhe emrat e kundërshtarëve dhe datat se kur do të luhen ato.

Artikulli paraprakPESHËNGRITJE, SHKODRANI MULLISI NËNKAMPION EUROPE
Artikulli tjetërVITOR MARTINI SJELL NJË RIBOTIM PËR DRITËHIJET E NOLIT