Skuadra e Vllaznisë është nisur drejt Irlandës së Veriut teksa do të zhvillojë ndeshjen e parë të Konferencë League përballë Lindfield. Drejtori sportiv i Vllaznisë Elvis Plori para nisjes tha se kuqeblutë synojnë një paraqitje sa më të mirë edhe pse Lindfield në ndeshjet e fundit ka arritur rezultate pozitive.
Plori thotë se lojtarët kuqeblu përpara sfidës me Lindfield kanë lënë pas dëmtimet dhe janë të gjithë të gatshëm.
Sa i përket ndryshimeve në radhët e Vllaznisë, për drejtorin Plori përveç qendërmbrojtësve pjesa tjetër kanë qenë pjesë e ekipit.
Në ndeshjen ndaj Lindfield, objektivi i Vllaznisë është vetëm kualifikimi në turin tjetër të Konferencë League.
Ndeshja Lindfield – Vllaznia do të luhet në Belfast të Irlandës së Veriut më 13 korrik në orën 20:45 ku kuqeblutë synojnë një rezultat pozitiv që në sfidën e parë.