Vllaznia është nisur drejt Sllovenisë për fazën përgatitore ku do të qëndrojë atje rreth 12 ditë. Stafi teknik së bashku me futbollistët do të kenë mundësi të sistemohen në një prej komplekseve më të mira duke patur kështu kushtet maksimale në krahasim me sezonin e kaluar. Në nisjen e ekipit i pranishëm ka qenë dhe administratori i klubit Neritan Kalamishi ku në një prononcim për media thekson rëndësinë e kushteve që po i plotësohen skuadrës.

Më tej Kalamishi ka folur dhe për merkaton e Vllaznisë duke thënë se asgjë nuk ka përfunduar, teksa u ndal dhe tek e ardhmja e sulmuesit malazez Paviçeviç. Gjatë këtyre ditëve dalja në skenë e Safet Gjicit për të marrë Vllazninë ka trazuar ujrat, por për administratorin e klubit çdo gjë është në dorën e Këshillit të Bashkisë. Vllaznia pritet të realizojë dhe disa afrime të tjera në merkato në mënyrë që ekipi të arrijë përforcimin e duhur. Deri tani nuk ka patur shumë zhvillime pozitive por drejtuesit besojnë se me afrimet që do të bëhen do të sistemohet plotësisht ekipi kuqeblu.

Artikulli paraprakTIFOZËT E VLLAZNISË KËRKESË PUBLIKE BASHKIAKES ADEMI
Artikulli tjetërGJËNDET TRUPI I PAJETË I 14 VJEÇARIT TË MBYTUR NË LUMË