Një sezon për tu harruar, vetëm kështu mund të quhet ky kampionat i Superligës për Vllazninë, e cila prej rreth 7 vitesh gjendej në ujrat e turbullta të rrezikut tw rënies nga kategoria.
Në pankinën kuqeblu pati jo pak lëvizje, me ikjen e trajnerit të atëherëshm Armando Cungu. Në krye të saj do të vinte kryeqytetasi Ernest Gjoka. Me ardhjen e tij u besua se Vllaznia do të ndryshonte dhe do i’a dilte të qendronte në superiore.
Tekniku Gjoka bëri edhe përforcimet e dëshiruara duke blerë 4 lojtarë si Sukaj, Mersini, Malota dhe Berisha. E pavarësisht kësaj, Vllaznia nuk i’a doli të mbijetojë pasi së pari u braktis nga vetë kapiteni i saj trajneri Ernest Gjoka kjo për faktin mbase edhe se nuk ja arriti t’ia dilte me këtë skuader ku javë pas jave shkonte drejtë fundit.
Edhe pse provizorisht në krye të kësaj skuadre u emërua trajneri shkodran Ervis Kraja i cili përveç ekipit të parë ai nën patronazh kishte edhe Vllaznin B ku mes shumë sakrificash e një sezoni të tërë pa marrë rrogat ja dolën që të siguronin qendrimin e tyre në kategori të parë.
Por Kraja pavarësisht dëshirës së tij të madhe që kishte që të shpëtontë të dyja Vllaznitë ai nuk ia doli. Tashmë me rënien nga kategori të parë të ekipit A automatikisht edhe Vllaznia B bie një kategori më poshtë duke çuar dëm kështu mundin e tyre.
Kjo ngjarje në Shkodër quhet si një nga disfatat më të mëdha aq më tepër kur bëhet fjalë për skuadrën më të njohur të futbollit shqiptar ku tashmë sezonin e ardhshëm nuk do të luaj më në elitën e futbollit shqiptar.
Duket e çuditshme, por në vitin që Vllaznia mbush një shekull, do të luajë në një kategori inferior. Klubi ka patur një buxhet prej 1.2 milardësh lekësh të vjetra, më shumë se Skënderbeu kampion dhe në fund zbret një kategori më poshtë.