Vllaznia është njohur me vetveten e saj.
Futbollistët janë ftuar në një takim nga trajneri Armando Cungu teksa kanë mundur të njihen me historinë, traditën, kulturën dhe sportin. Drejtori i bibliotekës Gjovalin Çuni njohu skuadrën me pjesët më të rëndësishme të Shkodrës. Një mesazh dha edhe kryetarja e bashkisë Voltana Ademi dhe trajneri i Vllaznisë Armando Cungu. Ky takim tha tekniku Cungu shpreson që t’i shërbejë Vllaznisë përpara ndeshjes me Teutën. Futbollistët e Vllaznisë që vijnë nga qytete të tjera u larguan me impresione nga ky takim.