RAINERI: NUK MË BIND ASNJË LOJTAR, KEMI TË RINJTË E AKADEMISË. Atmosfera në kampin shkodranë duket e qetë, ndonse deri tani nuk ka asnjë përforcim në ekip.
Pas ndeshjes me të rinjtë e Akademisë së Vllaznisë, trajneri Baldo Raineri nuk ka preferuar asnjë futbollist që kishin ardhur për testim, duke u lënë kështu rrugën e hapur. Në këtë ndeshje testuese stafi teknik ka preferuar të aktivizojë përveç lojtarëve në provë dhe të rinjtë e akademisë të cilët pretendojnë të bëhen pjesë e ekipit të parë. Ndërkohë, trajneri ka shprehur haptazi se në ekip nuk do të mbajë lojtarë të cilët nuk do të luajnë me zemer me ekipin. Ai nuk I shikon si shumë të domosdoshme përforcimet, ndërsa beson se ekipi do të përballojë me sukses pjesën e mbetur të sezonit. Pesë futbollistë testoi Vllaznia në takimin ndaj të rinjëve, pikërisht mbrojtësin Radulloviç, mesfushorët, Maloku e Zela, si dhe sulmuesit Blakçori e Seratliç, të gjithë këto në fund të takimit janë larguar pasi nuk e kanë bindur trajnerin. Ndërkohë që në ditët e ardhshmje pritet të ketë një tjetër ndeshje miqësore testuse për kuqeblutë.