Vllaznia ka humbur një ndeshjen në të cilën meritonte të paktën barazimin. Kuqeblutë humbën 1-3 ndaj Partizanit.
Deri në minutën e 92’ loja ishte në barazim 1-1 por një gol i Çinarit dhe Asanit në kohën shtesë i japin fitoren miqve në përballjen më të rëndësishme të kësaj jave.
Partizani kalon në avantazh në minutën e 14’ me anë të Cordero pas një gabimi të portierit të Vllaznisë por shumë shpejt Krymi sjell barazpeshën.
Në pjesën e dytë Vllaznia ka një mori rastesh me Shtubinën, Godfrey dhe Gilman Likën por kuqeblutë nuk i shfrytëzojnë siç duhet. Partizanit i mjaftojnë dy minutat e fundit për të dalë me fitore nga Shkodra. Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz ndjen keqardhje pas kësaj humbjeje.
Për trajnerin e Partizanit është një fitore e rëndësishme për vazhdimësinë.
Vllaznia pas kësaj humbje me Partizanin do të ketë dy përballje të tjera të vështira me Flamurtarin dhe Laçin nga ku do të kërkojë të rikthehet tek rezultatet pozitive.