Vllaznia ia ka dalë të fitojë me rezultatin 0-1 supersfidën me Kukësin, e vlefshme për javën e 14 të Superligës, duke u hakmarrë kështu edhe për humbjen e vetme që kanë pësuar deri më tani në kampionat kundër verilindorëve në fazën e parë.

Në Elbasan Arena vendimtar u tregua Arlind Kalaja, i cili përfitoi nga një top i grushtuar jo mirë nga portieri Tafa.

Me këtë fitore Vllaznia vijon të shkëputet pa kërcënimin e asnjë ekipi në majë të Superligës. Aktualisht ekipi shkodran është në kuotën e 32 pikëve, 9 më shumë se Teuta ndjekëse, e cila po sot mposhti 2-0 Bylisin në Niko Dovana.

Sakaq kjo humbje thellon akoma më shumë krizën te Kukësi. Për verilindorët kjo është disfata e katërt radhazi në kampionat dhe e pesta në gjashtë ndeshjet e fundit.

Artikulli paraprakDENONCIMI I PD: RAMA PO POLITIZON SPORTIN, EMËRON FIDEL YLLIN NË KRYE TË KOMITETIT OLIMPIK SHQIPTAR!
Artikulli tjetërVRANËSIRA DHE TEMPERATURA TË FTOHTA, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME