RAINIER: NUK DUA REZULTATIN POR GJENDJEN E LOJTARËVE
Vllaznia nuk ka arritur që të fitojë as ndaj Veleçikut duke barazuar 2-2 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”.

  Për një numër të madh tifozësh të pranishëm në stadium por dhe për vetë drejtuesit e skuadrës, ka qenë një rezultat i papranueshëm. Por për trajnerin Baldo Raineri nuk ka shumë rëndësi rezultati, pasi për kuqeblutë ishte vetëm një seancë stërvitore.
Ndërkohë në lidhje me ndeshjen  me Tiranën, trajneri i kuqebluve ka premtuar se do të ketë një tjetër Vllazni në fushën e lojës, por ka kërkuar dhe mbështetjen e tifozëve shkodranë.
Ndeshja miqësore me Veleçikun ka shërbyer për të parë dhe berjet e reja të skuadrës shkodrane. Mesfushori Aguierre dhe sulmuesi Sosa kanë treguar një paraqitje të mirë duke shënuar secili nga një gol. Ndërsa akoma nuk dihet në qoftëse do të jenë titullar në ndeshjen ndaj Tiranës që do të zhvillohet ditën e enjte me datën 11 shtator në stadiumin “Loro Boriçi”.

 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/ILTnBQ2eAWY?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakASGJË E RE, SHKOLLË S’KA
Artikulli tjetërVELEÇIKU GATI PËR KATEGORINË E PARË