DERI TANI NUK KA NJË KONTRATË TË RE ME ASNJË FUTBOLLIST .

Skuadra e Vllaznisë ndonse ka bërë disa afrime e shumë lojtarë të ardhur për provë, asnjë prej tyre akoma nuk ka marrë një kontratë. Kështu skuadra nuk ka realizuar asnjë blerje zyrtare. Vetëm ish lojtarët titular të sezonit të kaluar janë ato që kanë rinovuar kontratat. Ndërkohë këto ditë është duke u folur vetëm për afrime dhe bisedime. Kështu drejtuesit e klubit Vllaznia duket se kane nder mend t’i bejne nje oferte mesfushorit shkodran Edon Hasani. Takimi mes paleve pritet te behet keto dy dite. Hasani ka mbyllur kontraten ne Rumani dhe eshte I lire. Ka patur bisedime me Kukesin por nuk ka rene dakord nga ana financiare. Gjasat jane qe te kthehet tek Vllaznia. Nderkohe ne prove dhe qe eshte prane nje firme, eshte sulmuesi kosovar Labinot Osmani. Lajmi konfirmohet nga mediat kosovare. Lojtari qe pak muaj me pare eshte shpallur kampion me ekipin Llamkos Kosova, ka dy dite qe eshte ne stervitje me kuqeblute. Thuhet se ai eshte perzgjedhur nga perfaqesuesit e Gea Sport Kosova per te ardhur tek Vllaznia por duhet pritur edhe disa dite per ta zyrtarizuar tek skuadra shkodrane. Per prove kane ardhur dhe dy futbolliste shqiptaro-malazeze. Behet fjale per Fatmir Mollabeqiroviq dhe Mehmet Divanoviq po ashtu dhe Erjon Xhafa që është aktivizuar me Lushnjen. Ata do te jene ne prove per disa dite dhe me pas stafi drejtues do te vendose per ta. Ndersa ne fund, ajo qe eshte duke u verejtur ne senacat stervitore eshte se trajneri i Vllaznise Baldo Raineri po aplikon nje program te vecante stervitor per 4 futbolliste te kesaj skuadre qe duket se nuk jane ne kondicionin e duhur fizik. Behet fjale per Gocajn, Sykajn, Hajdarin e Rraboshten. Per kete arsye ka ngarkuar trajnerin e pergatitjes atletike Daniele Nervi per t’ u marre me to.

Artikulli paraprakMONITORIMI I ZJARREVE NË PYJE
Artikulli tjetërPRINDËRIT: S’KEMI MUNDËSI PËR KAMPE VEROR ( Video )