Pushimet e fundvitit duket se kanë qënë të shkurtra për futbollistët e Vllaznisë pasi ata i janë rikthyer menjëherë në datën 2 janar stërvitjes. I gjithë ekipi është mbledhur në fushën sportive “Reshit Rusi” ku kanë zhvilluar stërvitje individualekjo pas traineri Ernest Gjoka u ka lënë secilit prej tyre një plan të personalizuar stërvitjeje për këto ditë. Futbollistët e Vllaznisë kanë qenë thuajse të gjithë sëbashku duke zhvilluar stërvitje të lehtë ku në krye të tyre ka qenë kapiteni Gilman Lika dhe Alsid Tafili e kjo gjë do të vazhdojë në këtë mënyrë deri para se ekipi të grumbullohet ditën e premte për të marrë rrugën drejt Malit të Zi.
Skuadra kuqeblu në datën 5 janar do të nisin fazën përgatitore në Ulqin ku do të qëndrojnë atje për rreth dy javë e më pas do rikthehen për tu fokusuar tërësisht në rikthimin e kampionatit. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe shpresat kryesore janë të afrimet e mundshme tek Vllaznia kun ë një farë mënyre Xhevahir Sukaj mund të quhet pjesë e skuadrës së Vllaznisë ku mungon vetëm zyrtarizimi i tij pasi vetë futbollisti shkodranë ka lënë këtë gjë të kuptohet në një intervistë duke u shprehur se dëshiron të rikthehet pasi Vllanzinë e ka në zemër. Por Skuaj nuk është i vetmi pasi janë edhe shumë emra të tjerë që janë lakuar si alternativa apo rikthime tek Vllaznia si jetë malazezi Stefan Cicmil, i larguar mes polemikash sezonin që shkoi, kur skuadrën e drejtonte ish trajneri Armando Cungu.
Cicmil luan aktualisht me Mlladost Podgoricën. Po ashtu, është menduar edhe për qendërmbrojtësin Kukësit, Albi Allën, i cili sëfundmi ka humbur vendin e titullarit tek kampionët. Një tjetër lojtar i kërkuar nga trajneri Gjoka, është Imami, që luan në mesfushë dhe në mbrojtje. Për momentin janë eltarnativa dhe ditët në vazhdim mund të sjellin zhvillime konkrete apo edhe surpriza në këtë drejtim. Gjithësesi ajo që ngjall shpresë tek ekipi kuqeblu dhe që do të ketë një ecuri të mbarë ëshhtë se trajneri Gjoka e ka të qartë se çfarë lojtarësh i duhen dhe kërkon të marrë ata që i njeh më mirë.