Vllaznia ka pritur në shtëpinë e saj skuadrën e Partizanit për ndeshjen e javës së 25 tëe Kategorisë Superiore. Ky takim dihej që do të kishte emocione por edhe intensitet të lartë loje ku të dy skuadrat do të tentonin që në përfundim të saj të shpalleshin fituese.
Por nuk ndodhi kështu Vllaznia dhe Partizani e kanë mbyllur këtë ndeshje pa gola dhe kjo për trainerin Gjoka nuk ishte e pritshme pasi siç shprehet ai në këtë sfidë kuqeblutë duhej më patjetër të merrnin fitore.
Por si një nga pikat më të forta dhe që u komentua jo pak ishte edhe fakti se tashmë Vllaznia çdo herë e më shumë po bëhet e vështirë për tu thyer dhe numri një i pankinës kuqeblu u shpreh se ekipi ka krijuar ekuilibër por gara në vazhdim është shumë e fortë.
Por pavarësisht se në këtë takim Vllaznia dhe Partizani ndanë nga një pikë tekniku Gjoka ka një shqetësim të madh sa i përket lojtarëve të dëmtuar nga kjo ndeshje.
Tashmë skuadra kuqeblu ka pesë ditë kohë për tu përgatitur për një tjetër përballjë të vështirë ku do të udhëtojnë drejtë Kukësit për tu ndeshur me skuadrën vendase e cila është edhe kampionia në fuqi. Takimi Kukësi – Vllaznia do të mbahet ditën e hënë në orën 14:00.