Vllaznia në futboll për femra kualifikohet në turin tjetër eleminator të Ligës së Kampionëve. Në një përballje dramatike dhe plot emocione vajzat shkodrane fituan 3-2 në penalltinë ndërsa 120 minutat bashkë me kohën shtesë përfunduan 3-3.

Tashmë Vllaznia do të ketë përballjen e radhës me kampionen e Bosnjes dhe në rast të një fitoreje atëherë kualifikohet direkt në fazën finale të Ligës së Kampionëve. Ajo që mbetet është t’i urojmë fat vajzave shkodrane të cilat po nderojnë qytetin dhe Shqipërine për çdo vit në pjesëmarrjen europiane.

Artikulli paraprakSTAR TREND – ILSI ADEMI
Artikulli tjetërSTUDENTJA SHQIPTARE RRËFEN TMERRIN QË PËRJETOI GJATË SULMIT NË VJENË: SI U FSHEHËM NË BODRUMIN E NJË LOKALI RRETH 40 PERSONA