RAINERI: SKUADRA ËSHTË OPTIMISTE, BESOJMË TEK SUKSESI.Skuadra e Vllaznisë do të kërkojë me çdo kusht një fitore ndaj Apolonisë së Fierit ditën e shtunë. Ekipi kuqeblu do të luajë përballë një prej skuadraave të drejtpërdrejta që luftojnë për mbijetesë, ç’ka bën që Vllaznisë ti lindë detyra e një fitoreje.

Minimumi është një rezultat pozitiv, por për trajnerin Italian, Raineri, ekipi në asnjë takim nuk hyn për barazim. Falë fitores së arritur ndaj Flamurtarit mund të them se situata e skuadrës tashmë është shumë e mirë të paktën psikologjikisht. Për këtë natyrisht që ishte e pritshme pas shumë dështimeve që realizuam. Besoj se atë fazë e kemi lënë pas dhe këtë do të mundohemi ta vërtetojmë në ndeshjen  ndaj Ap olonisë. Për këtë arsye, ne jemi duke u përgatitur maksimalisht,  pasi e dimë shumë mirë se një fitore do të na jepte më shumë siguri për mbijetesë. Mëgjithatë, skuadra edhe në ndeshjet e tjera ka zhvilluar lojë të mirë, pavarësisht se nuk ka arritur të fitojë. Përsa i përket takimit, ne do të hymë me qëllimin kryesorë fitoren. Skuadra siç e theksova është optimiste. Ky besim i imi vjen dhe si rezultat i mbështetjes që kanë dhënë drejtuesit e konkretisht drejtori sportiv, Armir Grima. Në dy takimet unë jam i bindur se nuk do të humbasim, urojmë të arrijmë fitore, çka do të ishte e mrekullueshme.Vllaznia shkon me skuadrën e plotë në takimin ndaj Fierakëve. Një barazim do të mbane skuadrën në garë, ndërsa një fitore jep një garanci për vazhdimësinë. Ndeshja mes Apolonisë e Vllaznisë, zhvillohet ditën e shtunë.

Artikulli paraprakCEREMONIA E FLAMURIT SHFRYTËZOHET PËR PROTESTË
Artikulli tjetërRENDITJA E FIFA-S, SHQIPËRIA HUMBET 2 VENDE