RAINERI KA BESIM TEK MBËSHTETJA E TIFOZËVE KUQEBLU. Vllaznia do të hyjë për fitore në ndeshjen ndaj Flamurtarit me qëllim që të lërë pas paraqitjet e dobëta të realizuar gjatë këtyre gjashtë javëve në kampionat.

Këtë bindje e ks shfaqur dhe trajneri Baldo Raineri. 

Ndeshja me Flamurtarin ashtu siç kam thënë ka një rëndësi shumë të veçantë për ne dhe besoj se do të bëjmë maksimumin e mundshëm në këtë takim. Ne do të hyjmë për fitore, pasi nuk na shërben asnjë rezultat tjetër. Këtë herë do të kemi dhe mbështetjen e tifozëve e cila do të mbështesë. Kam besim tek mbështetja e tyre për të arritur një fitore, si lojtari i 12-të për ne. Përsa i përket skuadrës së flamurtarit, mund të them se është një ekip që duhet respektuar, pasi unë njoh dhe kam punuar dhe me trajnerin që e drejton atë. Gjithsesi uroj që Flamurtari të humbasë e të fitojmë ne, pasi për ne është jeta e vdekje çdo ndeshje. Në lidhje me formacion do të bëjmë disa ndryshime pasi kemi mungesa, por kjo nuk do të na pengojë të luajmë maksimalisht. Vllaznia do të luajë ndaj Flamurtarit, pa qendërmbrojtësin Sykaj, i cili do të mungojë për shkak të kartonave të verdhë. Po ashtu do të mungojë dhe sulmuesi Sebastian Soza. Gjithsesi, në dispozicion të Rainerit do të jenë të gjithë lojtarët ky prej tyre pritet maksimumi. Takimi, Vllaznia – Flamurtari do të luhet ditën e shtunë me praninë e tifozëve dhe do të jetë në orën 17:00

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/Gt_ReEmUg1k” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak“QAZIM DERVISHI” SËRISH PROBLEME ME PARKETIN
Artikulli tjetërFASADAT, RREZIKU VAZHDON