ZMIJANI SËRISH ME MUNGESA, BESON TEK AFTËSIA E LOJTARËVE TË RINJË. Vllaznia do të kërkojë maksimumin e pikëve në transfertën ndaj Apolonisë së Fierit. Skuadra shkodrane në të gjitha përballjet e deritanishme ndaj kësaj skuadre ka arritur vetëm fitore. Kjo për faktin se Apolonia ka qenë një prej kundërshtarëve të drejtëpërdrejtë për mbijetesë. Por kjo ndeshje nuk e ka rëndësinë e sfidave të kaluara. Vllaznia nuk luan më për mbijtesë prandaj dhe ekipi shkon më i qetë në këtë drejtim. E kundërta ndodh për fierakët të cilët e shikojnë si ndeshjen vedimtare për fatin e tyre në kategorinë superiore. Nisur nga kjo trajneri Luan Zmijani e di vështirësinë e përballje por kërkon një rezultat pozitiv.

Ndër të tjera, Zmijani ka folur dhe për një vizitë që ai ka patur në Malin e Zi për të vëzhguar disa lojtarë. Pra trajneri i kuqebluve e pranon se drejtuesit janë duke menduar për disa përforcime për sezonin e ardhshëm. Vllaznia do të kërkojë maksimumin e mundshëm në ndeshjen e së shtunës ndaj Apolonisë. Edhe këtë here në sulm do të aktivizohen lojtarë të rinjë. Një rezultat pozitiv do bëntë që Vllaznia të afrohej më shumë me vendin e gjashtë, por në rast dështimi, skuadra nuk rrezikon rënien nga kategoria superiore.

Artikulli paraprakMETODAT BASHKËKOHORE TË MËSIMDHËNIES
Artikulli tjetërFOTOTEKA MARUBI, KRIJON BIBLIOTEKËN E ARTIT