“STAR SPORT” NDALET GJERËSISHT TEK ANA TEKNIKE DHE ADMINISTRATIVE. “Star Sport” është ndalur gjeresisht tek zhillimet e fundit ne kampin e Vllaznise.

I ftuar ne studio ka qenë Edi Martini që ka folur për një keq administrim të ekipit që është duke u bërë nga ana e stafit teknik duke mos treguar asnjë qëndrueshmëri në formacionin kryesorë. Ndërkohë këshilltari Erogen Vaso ka dalë sërish haptazi për të vijuar në akuzat e tij se ka patur marrëveshje me Vllaznisë dhe Kukësit madje duke zbardhur dhe disa fakte të tjëra të ndodhura brënda skuadrës shkodrane. Gjatë gjithë emisionit Vaso është shprehur i hapur për një përballje duke i kërkuar dhe prokurorisë që të bëjë hetimet e duhura. Këtë javë “Star Sport” është ndalur vetem tek çështja e Vllaznisë, ndërkohë gjatë gjithë emisionit është pritur një reagim i drejtuesve të ekipit, gjë që nuk ka ardhur. Vaso nga ana e tij është shprehur se do të jetë gjithmonë i gatshëm për një përballje për të gjitha pronocimet e tij. Ndërkohë të dy të ftuarit kanë qenë në të njëtin mendim se drejtuesit duhet të largojnë trajnerin pas shumë humbjeve radhazi dhe të ia besojnë një trajneri shkodran apo shqiptar.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/T76vvWvPJtA?rel=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakECURIA E VLLAZNISË, BORDI MBLIDHET SËRISH
Artikulli tjetërBRUKSEL, KOSOVA DHE SERBIA ARRIJNË MARRËVESHJEN PËR DREJTËSINË