Vllaznia ende nuk ka nisur përgatijtjet për sezonin e ri dhe nuk dihet ende një datë e saktë për startin e përgatitjeve dhe fazës përgatitore apo edhe se cili lojtar do afrohet në gjirin e ekipit për përforcimin e tij.
Por duke hedhur një sy sezonit që u mbyll mes drithërimash në datën 27 maj ku Vllaznia siguroi mbijetesën rezulton se sezoni nuk ishte i sukseshëm për ekipin kuq e blu.Në fund të këtij sezoni Vllaznia u rendit në vendin e shtatë të renditjes duke qenë vetëm 1 pikë larg zonës së rënies.
Nje golevarazh me shifrat 29 të shënuar dhe 35 të pësuar duke pasur një golevarazh -6 që e bën akoma më të zymtë situatën e sezonit që u mbyll.Me vetëm tetë fitore të arritura në 36 javë kampionat kjo është shifra më e ulët e gjithë historisë së Vllaznisë.Me 16 barazime dhe 12 humbje është statistika përfundimtare e sezonit.Statistika negative për një ekip si Vllaznia e cila keto vite po vuan gjithnjë e më shumë e cdo vit e më tepër i afrohet buzës së greminës së rënies nga kategoria.
E pa suksesheme ishte edhe situata e lojtarëve të afruar ku emrat si Bicaj,Pepa,Veitzer apo Hoxha që u afruan në merkaton e verës së kaluar dështuan të jenë rezultativ me ekipin e Vllaznisë apo edhe Mulemo që erdhi në merkaton e janarit.Janë këto statistika shqetësuese të cilat duhet të kishin shkundur drejtuesit për marrjen e masave në kohë dhe serioze për përgatitjen e sezonit të ri dhe mospërseritjen e situatës së sezoneve të kaluara.