Tek skuadra e Vllaznisë vijojnë përgatitjet sa i përket ndeshjes që do të zhvillojnë në fundjavë ndaj Lushnjes në Shkodër. në fakt ky takim për shumë kënd mund të quhet i thjeshtë për kuqeblutë dhe se fitoren e kanë të garantuar

por kjo mbetet vetëm në kuadrin e hamendësimeve ku dihet që tashme ekipi i verdhëjeshilëve janë të rënë nga kategoria.

Por në kampin shkodranë duket se këtë takim nuk e marrin kaq lehtë ku trajneri Gjoka dhe stafi teknik po vazhdojnë programin e tyre të stërvitjes në mënyrë intensive edhe pse ecuria e kuqebluve ka qënë e kënaqshme.

Tek Vllaznia tashmë ekipi është i plotë dhe kanë vetëm dy mungesa të cilët janë Renato Malota dhe Antonio Marku.

Pavarësisht kësaj pjesa tjetër e skuadrës janë të disponueshëm për në takimin ndaj lagunarëve ku për futbollistët shkodranë është detyrim marrja e tre pikeve në ndeshjen e javës së 28 të Kategorisë Superiore.

Vllaznia mban vendin e 8-të me vetëm një pikë larg Teutës së vendit të 9-të. Vendi i parafundit të rrëzon nga Kategoria Superiore dhe shkodranët do të jenë deri në fund të sezonit në luftë për të arritur shpëtimin.

Numri një i stolit kuqeblu e ka të qartë këtë gjë, pasi në çdo deklaratë e thekson se kampionati do të jetë i vështirë deri në javën e fundit. Me ndeshjee e mbetura deri në fund të sezonit, Vllaznia i ka të gjitha mundësitë të shpëtojë.

Gara do të jetë e ashpër me ekipin e Teutës, por tashmë mund të shihet dhe Kamza si një rival që rrezikon.

Artikulli paraprakKAMZA SIGURON PLAY OFF-in, MPOSHT VLLAZNINË
Artikulli tjetërVDES 3 VJEÇARI. USHQIMI I BLLOKOI FRYMËMARRJEN, ISHTE NË KOPSHT