Kampionati shqiptar aktualisht është në një periudhë pushimi, pasi Kombëtarja ka për të zhvilluar ndeshjen miqësore me Norvegjinë në datën 26 mars.

Por pavarësisht kësaj Superiorja është e programuar për t’u rikthyer në mesjavë më 28 mars, për të luajtur javën e 27-të kampionatit, e cila është edhe ndeshja e fundit të fazës së tretë.

Sa i përket ndeshjes së Vllaznisë e cila pret në shtëpinë e saj kryesuesen e klasifikimit Skënderbeun mendohet se mbase FSHF mund ta shtyjë një ditë më pas këtë takim pra në datën 29 mars duke i dhënë Vllaznisë një ditë më shumë kohë për tu përgatitur ndaj korçarëve.

E sa i përket kësaj sfide situata tek kuqeblutë në fakt duket jo shumë e mirë pasi lojtarët që do të mungojnë në këtë ndeshje do të jenë të shumtë për shkak kartonës e dëmtimesh si Sukaj, Mersini, Gocaj etj.

Por në kampin shkodranë ka edhe lajme të mira siç është edhe rikthimi i Antonio Marku pas një dëmtimi që e mbajti atë larg fushës së blertë për rreth tre javë.

25 vjeçari i është bashkuar ekipit ditën e enjte i cili e ka zhvilluar stërvitjen me ngarkesë të plotë. Kështu trajneri Gjoka tashmë e ka një alternativë më shumë të gatshm për këtë pozicion edhe pse në mbrojtje mungojnë edhe mbrojtësi i djathtë Olsi Gocaj dhe ai i qendrës Renato Malota.

Për këtë arsye, duhet parë mënyra si do të kompozohet ky repart për ndeshjen ndaj Skënderbeut por e rëndësishmë është që Vllaznia në këtë ndeshje përveç avantazhit që luan në “Loro Boriçi” do të synojë me patjetër të arrijnë të marrin pikë duke parë që në ndeshjet që do të ketë në vazhdim pjesën më të madhe të tyre luajnë në shtëpi.

Vllaznia ka për të luajtur 6 nga 10 ndeshjet e mbetura në “Loro Boriçi” e nisur nga llogaritë që mund të bëhen skuadrës shkodrane do t’i mjaftonin vetëm fitoret e këtyre ndeshjeve për të siguruar kështu edhe mbijetesën.

Artikulli paraprakKRYMI DHE SHERRI TITULLARË NDAJ SLLOVAKISË
Artikulli tjetërEMERGJENCAT MBLIDHEN NË PREFEKTURË