Skuadra e Vllaznisë në peshëngritje që pas prishjes së palestrës për shkak të rikonstruksionit të stadiumit “Loro Boriçi” stërvitet në kushte të vështira nën shkallët e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”.
Trajneri Tuzi thotë se duke u stërvituar aty janë dëmtuar sportistët. Sapo është prishur palestra, tekniku i peshëngritjes shprehet se duhej të ishte një vend më i përshtatshëm. Tek Vllaznia në sportin e peshëngritjes bëjnë pjesë sportist cilësor që shpesh herë kanë arritur edhe rezultate të larta në arenën ndërkombëtare ndaj edhe kërkojnë edhe kushte më të mira stërvitjeje.