Prej kohësh përflitet për sa i përket masave që do të mërren për ri ngritjen e skuadrës së Vllaznisë sërish në Superiore edhe pse këtë vit ajo do të luaj në kategorinë inferiore.

Deri më tani të shumta kanë qënë emrat që janë lakuar si alternativa për tu emëruar trajner e disa të tjerë edhe janë vet-ofruar.

Ndërkohë si më favorit edhe pse akoma në mënyrë zyrtare janë dy emra të njohur të futbollit në Shkodër.

Bëhet fjalë për Edi Martinin dhe Ervis Kraja. Martini ish-sulmues i kësaj skuadre por që e ka pasur edhe nën drejtimin e tij ekipin e Vllaznisë të shtunën që lamë pas në një intervistë për Star Plus u shpreh se do të dëshironte të ishte në krye të skuadrës kuqeblu edhe pse akoma në mënyrë zyrtare nuk i është ofruar diçka e tillë.

Ndërkohë Ervis Kraja mori guximin për të drejtuar këtë skuadër në dy ndeshjet e fundit të kampionatit me dëshirën për ta shpëtuar edhe pse matematikisht Vllaznia ishte e rënë nga Superliga.

Pavarëshisht se Vllaznia nuk ia doli të qendrojë në Kategorinë Superiore Kraja natyrisht që dëshiron të vazhdojë rrugëtimin e tij në krye të skuadrës kuqeblu duke qënë se në Kategorinë e Parë ai ka operuar më skuadrën B të Vllaznisë dhe i di mjaft mirë sesi funksionojnë gjërat në këtë pikë.

Por pavarësisht se Martini dhe Kraja përfliten si më favoritët për të marrë timonin e skuadrës kuqeblu asgjë nuk është e sigurt pasi në datën 26 qershor do të mbahet edhe mbledhja e këshillit bashkiak e njëkohësisht edhe mbledhja e asamblesë së klubit .

Në këtë mbledhje pritet që të votohen për anëtarët e ri të bordit. Por më parë duhet që anëtarët e bordit ekzistues të japin dorëheqjen. Një dorëheqje, e cila mund t’u kërkohet vetë nga ana e presidentes së këtij klubi Voltana Ademi.

Kështu Vllaznia duket se deri në mbledhjen e 26 qershorit do të mbetet pezull ku si pasojë e kësaj nuk do të ketë as largime e as afrime tek skuadra.

Do të jetë pikërisht bordi i ri, i cili do të hartojë politikat financiare të klubit që do t’i hapë rrugë edhe caktimit të administratorit, drejtorit teknik e po ashtu edhe stafit të ri.

 

Artikulli paraprakVRAU GRUAN, ‘BURG PËRJETË’ PËR SADETIN SULËN
Artikulli tjetërGOLEM, FAMILJA PA BUKË PA SHTËPI