Vllaznia ka mundur 4-0 Kastriotin e Krujës në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot (e mërkurë, 9 gusht) në kompleksin “Zmijani”, në kuadër të sezonit të ri, i cili nis më 9 shtator.

Skuadra kuqeblu i mori në dorë “frenat” e lojës që në pjesë të parë duke shkuar të sigurt në dhomat e zhveshjes pas golave të realizuar nga dy futbollistët që janë thirrur në provë nga tekniku Armando Cungu, sulmuesi ganes Çarls Atsina dhe mbrojtësi boshnjak Amer Dopuvac.

Kjo është diçka pozitive për të dy lojtarët, që kështu forcojnë pozitat e tyre tek ekipi kuqeblu pas dërgimit të topit në rrjetë. Pjesa e dytë e ndeshjes nis sërish me një dominim të Vllaznisë, duke treguar një përgatitje të mirë përballë ekipit mik, si në rastet për të shënuar, po ashtu edhe në mbrojtje, raporton Star Plus.

Sipas Star Plus, dy golat e shënuar në 45 minutat e para, dyfishohen në pjesën e dytë, pasi pas disa aksioneve të bukura edhe Arsid Kruja dhe Uendi Vecaj arrijnë të gjejnë rrugën drejt rrjetës.

Rezultati i sotëm tregon se Vllaznia sezonin e ardhshëm mund të mos e diskutojë më mbijetesën, edhe pse kjo gjë mbetet për t’u parë me kundërshtarë më të fortë se Kastrioti.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakMINISTRIA E DREJTËSISË: EKSTRADIMI I MORINËS POLITIK, I RREZIKOHET JETA
Artikulli tjetërMAKINA AKSIDENTON 67-VJEÇARIN