Gjendja e vështirë në të cilën ndodhet Vllaznia dhe problematikat e hasura kohët e fundit kanë bërë që prefekti i qarkut Shkodër Valdrin Pjetri të zhvillojë një takim me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.

Ka qenë një kërkesë e vetë prefektit të Shkodrës për t’u takuar me presidentin e FSHF dhe për të folur jo vetëm për problematikat që ka Vllaznia por edhe të ardhmen e klubit kuqeblu.

Prefekti Pjetri tregon se ka qenë një bisedë e gjatë mes tij dhe presidentit të FSHF për Vllazninë në mënyrë që ky klub të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar.

Pas takimit me kreun e federatës shqiptare të futbollit, në faqen e tij në facebook prefekti i Qarkut Shkodër Valdrin Pjetri publikoi edhe një foto bashkë me Armand Duken duke thënë se biseduam gjatë për Vllazninë e cila do të ketë një vëmendje të shtuar në të ardhmen.

Vllaznia ka siguruar daljen në Superligë nga Kategoria e Parë por rikthimi në Superligë kërkon një menaxheim krejt ndryshe të kuqebluve në mënyrë që të mos rrezikojnë sërish rënien nga Superliga.

Artikulli paraprakSHKODËR, DITA E TRASHËGIMISË KULTURORE
Artikulli tjetërFESTA, DUKE PËRGATITUR VEZËT E PASHKËVE