Vllaznia ka prezantuar edhe zyrtarisht futbollistin e sapo ardhur Elis Bakaj.

Në fjalët e para në Shkodër Bakaj tha se ndjehet i lumtur që ndodhet në një ekip si Vllaznia ndërsa u shpreh se është ende herët për të folur për të ardhmen. Bakaj ka një kontratë për 4 muaj me kuqeblutë. Drejtori sportiv EugentZ deklaroi se si drejtues është i kënaqur me merkaton e deritanishme të skuadrës. Elis Bakaj është prezantuar zyrtarisht si futbollist i Vllaznisë. Mesfushori u shpreh i kënaqur që ndodhet në një ekip si Vllaznia. Bakaj do jetë për 4 muaj lojtar i Vllaznisë ndërsa shprehet se është herët për të folur për të ardhmen. Drejtori teknik Eugent Zegaj vlerësoi Bakaj-n ndërsa tha se si drejtues është i kënaqur me merkaton e Vllaznisë. Bakaj ka nisur stërvitjen me Vllazninë ndërsa vetë lojtari deklaroi se nuk është në formën e tij më të mirë por gjatë 2 muajve që nuk ka luajtur është stërvitur vetë por edhe me Tiranën.

Artikulli paraprakDROGË DHE SEKS NË LOKALET E NATËS, POLICIA KONTROLLE MASIVE
Artikulli tjetër‘KOMUNIKIMI’, RAMA: 1 MLD USD PËR EKONOMINË FAMILJARE